Ke nje mendim, e vetmja gje ne te eshte; s'eshte gje. Eshte kjo e bardha? Apo e zeza? Apo te dyja?
E sigurt eshte qe eshte fillim me ate pak gjurme kerkimi, te as'gje ne te, e bredh ne fjalet te gjej nese e bardhe, e zeze, apo te dyja do me pergjigjen ne fund.
Mund te punosh per krijimin e te bardhes, mbushur aq me te bardhe ate gje, qe te zhduk c'do nuance te ngjyrave te tjera, pra boshatis nga gjyrat ngjyren e bardhe, dhe i ve nje emer Fillim.
A eshte e bardhe e bardha?
Eshte e bardhe e bardha, por s'eshte nje lloje e bardhe e bardha. Ajo eshte nje numer qe s'me intereson, se sa eshte numri i te bardhave, por di qe jane shume nen te njejtin emer i/e bardh. E bardha pa ngjyre ka shume te bardha, qe tregone se jane me ngjyre por te bardha te ndryshme, kerkon te bardhen e te bardhave dhe te nxin jeten per t'a gjetur, se ajo s'eshte e bardhe ne se s'ndalon dikush e te thoje; po, eshte e bardhe. Pra duhet te ndaloje dikush per te thene; po! E bardhe, pamvaresisht se ajo mund te jete nje hije e saj, nga te lehtat hije por gjithsesi ngjyre, tone i se bardhes. Me pak fare dyshim largohem nga e bardha qe gjeta per te diskutuar per te zezen.
A eshte e zeza e zeze?
Po aq mund kerkon edhe e zeza te gjendet si e zeze. Krijon nje ngjyre te zeze dhe ajo s'eshte e zeze mjaftueshem me nje tjeter te zeze vene perbri, apo ku do ti te zezen te kerkosh, nje lloj drite do e kete ne te, qe te behet nje hije e saj. Jo vetem si ngjyre por edhe si lende e zeza e krijon nje hije/nenton. Gjithnji me durim qe ka fund, deri ne momentin qe dikush thote; ndal! Mjafte e zeze eshte se ma nxiu edhe kjo jeten, duke toleruar ate pak hije-drite ne te, per ti lene vend diskututimit per nje variant; ne se jane te dyja bashke.
A jane te dyja bashke?
Jane te dyja bashke, por njera absolutisht perjashton tjetren, ashtu si dhe tjetra absolutisht perjashton njeren. Duke perjashtuar njera tjetren ato afirmojne dicka qe eshte ne to, por qe duan te pastrohen nga ajo per te qene ajo qe duan te quhen, Bardhe, Zeze, duke bere per ne te dukshem fenomenin qe gjerat nuk ndahen absolutisht sepse ato jane te dyja bashke. Duket sikur kane hyre ne njera tjetren te vertetojne mevetesine e tyre. Ato jane ndryshe por ne te teren, fakt qe bashkon dhe jo ndane njeren nga tjetra deri ne piken e pa dukshme, duke i lene ato te perjetojne plotesishte individualitetin e tyre te llojit (ngjyre) Bardhe, Zeze.