Saturday, May 31, 2008

Harresa ka peshen e dijes

Harresa ka peshen e dijes
Vende, emra, ngjarje, jeton
Futet-del ne kujtese pasqyre
Mgarkes, dijesh humbur
Fillim i larget vetja
Lemsh harrese pa fund

Saturday, May 17, 2008

Ajo prap vjen e me gjen!

Asgjeja prap vjen e me gjene!
Gjithcka, bashke ne mendje me vjen
Te ndjerit ndjen, ndjenjen me mua
Te folurit flet ne dialektin tim
Shikimi me sheh, i imi eshte
Degjimi me ka, e me degjon

Asgjeja eshte: nuk degjohet,
Nuk shifet
Nuk flet
As ndjen
Se mendja se njeh
Ajo prap vjen e me gjen!

Gjumi po me vjen

Germa fjalesh vijne te ikin
Gje me aty s'gjen
Perpelitje me nuk ndihet
Gjumi po me vjen

Friday, May 16, 2008

Dite e gjetur

Mos jam drit e ardhur naten
Bashk me driten gjum nate bej.

Mund te jem nat ku dita fle
Ku gjumi bene edhe zgjim

Mund te jem lodhja e shplodhur
Drita hijes
Hija drites
Mund te jem
Dite e gjetur

Wednesday, May 14, 2008

Atje ku fillon misteri

...faleminderit!
Pergjigjet: Mire se erdhe! Urdhero, ketej... nje bilet e vogel, dikush
ne dore te le dhe, ne gjuhe mikepritese, te drejton... Andej duhet te hecje, nga po i njejti krah me ate te nderteses me drite te shkelur. Edhe valixhja rendonte ne po ate krah... rendes e leshuar ne rrotat e saj, dhe ashtu bashke, paketuar, avitesh si post exsspres. Ku ndricimi i ambjentit ndahet ne mes me kete mur dyeresh te hapura. Vjen perball dyeresh. Aty ku drita e fort prej nga vije hynte jo me vrrull ne dyer te hapura per ne nje ambjent tjeter te madh. Ardhur nga nji ambjent teper i ndrichuar, edhe pse s'e di ku po shkon, je si ne duar te sigurta endrre, me dimension te panjohur. Kaloje nen ke do port te hapur, dhe hyje ne sallen e madhe, me ndricim force humbur. Hapsira; mbushej nga njera ane me njerez te ulur, nga ana tjeter, me dritareza sporteli, si ato te biletarive. Ngadalson hapat, bashke me valixhen i afrohesh nje vendi bosh per tu ulur, kur nje vajze e re te thote: Dikush tjeter e ka te rezervuar kete vend. Por s'ka gje-thote me nji fryme ajo, dhe liron vendin e vet. Ulesh ne vendin e saj, varur lart shikimit me ate te vajzes... Faleminderit! Degjoj veten te them. Buzeqeshja e saj ish pergjigjia e momentit. Po ajo buzqeshje si lidhese fjalish shoqeroi ndarjen e syve.

Udhetimi i gjate, mbledhur brenda meje ne aeroport, po mbaronte per te dal. Ndjenj pa sigurie. Po transportoja ngarkes. Ambjenti plot me njerez dhe pak ndricim, dukej sikur krijonte kushte per rezervim te mire te ngarkesave. Njerzit per rreth ulur, pa folur, ose me ze te heshtur, i thonin dhe i linin gjerat prap brenda tyre. Nje tabel elektronike varej perball njerezve te ulur, qe tregonte numurin e biletes se radhes me ngjyre te kuqe. Numrin e biletes, furur ne radhe, mbaja ne dore. Leviznin numurat, dhe conin me radhe, nje e nga nje c'do bilet-mbajtes ne sportel. Dorzimi i biletes ish si buza e nje pjese se ngarkeses te ngjarjes se udhetimit te tyre. Ndersa shihja se kur mund te vinte radha e numrit tim, mendja me shkon te porosia qe mora para udhetimit: "Mos i thuaj se ke qene ne X shtet te Evropes!" po, se; "Je refugjat politik" Ky person qe mi keshilloj keto fjale, tani ndodhej diku afer, ne te njejtin qytet qe kisha mbrritur. Mosnjohja se cdo te ndodhete tashme ish magnetizuar ne sportel. Atje ku fillon misteri...

Tuesday, May 13, 2008

Dita ne mua, e une ne Nate.

Nje dite e tere vjen e me jepet
Nate sjell vet me vete

E di se c'eshte, se them dote
Dita edhe Nata po flen toke?!

Jane te dyja bashke dit-nat
Dita ne mua, e une ne Nate.

Monday, May 12, 2008

perkedhel

Ne prekim ashtu, verber
Udhe mendimesh
Ngrohte-Ftohte
Pafund
Prekja
Bie
Vese
Prek
Veten
Prekjen
Perkujton
Krijesa
Prekjesh
Harkuar
Ajrin
Lekure-buta
Pesh-ikura

Perkedhelin
Perkedheljen
Perkedhelese
Per-ke-dhe-le-se

Ajrit lekuren erkedhel

ripunuar,
varianti dyte
.......

Ne prekim ashtu, verber
Udhe mendimesh
Ngrohte-Ftohte
Pafund

Prekja
Bie
Vese
Prek
Veten
Prekjen
Perkujton

Krijesa
Prekjesh
Harkuar
Ajrin
Lekure-buta
Pesh-ikura

Perkedhelin
Perkedheljen
Perkedhelese
Per-ke-dhe-le-se

Perkedhelese

Perkedhelese

Ne prekeshim ashtu, verber
Udhesh, me mendime
Here ngroht
E here ftoht
Por rrjedhshem
Prekur
Binte
Vesa
Prekte
Veten
Prekjen
Perkujtime

Jet...
Krijes
Prekjesh
Harkon
Ajrin
Lekur
Bute
Pesha
Perkedhel
Perkedheljen
Perkedhelese
Per-ke-dhe-le-se

Thursday, May 8, 2008

nuk shoh gje

Qiell dhe nje diell
Brenda meje
Hipen nata mbi mua
As nje cep s'ka mbetur
Veten ku te le.

ngrohese...
ndjej;

...mbrriti fundi
nuk shoh gje...

Siber-space

Ku?
Atje ku mund te shkoj fjala,
shkon e s'ndalet.
Kur pengesa ka,
kur gje ka dhe s'ka.
Pertej dhe ketej,
per ate dhe kete.
Per c'do gje ku fjala futet
per te krijuar dhe u krijuar ne proces.
Po shkruaj ne fjale,
per fjalen,
sikur cdo gje qe thuhet ne fjale,
eshte prej fjale.

Mendo sikur fjala te ish bota;
cdo objekt e qenje
e gjalle dhe e vdekur ne te te ish prej fjalesh,
sikur c'do fenomen e hapsire mes tyre mbushur me fjale.
Kjo egzistence ngjizur fjalesh,
pa rreshtur buron
nga burimi mendim fjale
sa nje bote e madhe.

E madhe sa popuj,
sa gjuhe,
sa fjale te c'do gjuhe.
Ndertojne fjalet
realitetin e botes ne gjuhen e tyre.
Gjuhen e fjaleve qe lexohen me gjuhe,
ne gjuhen e fjales.

Fjala e sendeve te dukshme
E germave ne fjale
Te germave pa fjale
Bota e pa dukshme e fjales
Mshefur ne germa
Ne fjalet nje germeshe
Ne ato qe pa nje gerem s'bejne fjale
Ne togun e fjaleve
Det, Mal, Fush, Ajer
Njeri, Insekt, Kafsh

Oh, gjith kjo krijese
Siber-space

Buze-puthje

Marre,
mbajtur me vete atje
Ku flisnin fjalet
Ku pihej uji, ushqimi merrej pa lenduar
Te buta,
te plota,
rrumbullak si qershi shkelqenin ato.
Buzet
Jan shtrire
Ne ajer, Jastek, carcaf
Buz botesh takuar
Puthje botesh,
Shkelqejne
Boterisht

Udhetim botesh
Bote puthjesh me shkelqim
Bote e ardhur,
Pjekur
Si rrezja diellit
Shtrir
Pushon
Pa rroba banje
Ne bregun e eperm
Te kontinentit
Ku mendja harron fjalet
Kenget dalin
Marrin, japin
Takon bota boten
Ne bote
Gremin...
Buze-puthje

Wednesday, May 7, 2008

"Zero dhe Hero"

Kush ben mendimin te vleresoj, krahasoj permes llojeve?

Pse mendoj se vet mendimi diskriminues, vete-diskriminohet.
Nje mendim, si c'do mendim lind, jeton, eshte dhe vdes. Une kame nje trup. trupi im ka gjymtyret, trungun, dhe koken. keto si pjese te trupit, jane te ngarkuara me numer shume te madhe pjesesh, dhe pjeset me po aq shume pjese, deri sa shkojme tek bota e pa dukshme. Edhe kjo bote eshte e ndare ne pjese; qelize, atom, proton, foton, dhe d.a.n. Analog, shume i madhe eshte edhe funksioni i te gjitha sa permenda me siper. Te gjitha se bashku vijne e dalin me matesin mendim.

Ne jemi para se te mendojme, por fillojme te jemi per c'mendojme. Kur mendimi fillone, ai eshte edhe te qenurit. Te menduarit eshte njesi mates abstrakte, gjithesesi kufi-beres. Une mendoj pa egzistoj. Por, une egzistoje edhe para mendimit. Te pranosh qe egziston edhe para mendimit, do te thot qe realiteti mund te egzistoje edhe para mendimit, edhe pa mendimin. Pyetja se c'fare realiteti egzistone para mendimit, mund te marr pergjigje vetem brenda te qenurit, ashtu si eshte, para mendimit.
shembull:
Sa informacion ka dikush ne te dhjeten e sekondit? Shume, eshte pergjigja. Po para atij sekondi?
Eshte thjesht informacioni (i teri, gjithesia). Kur fillojme te proporcionojme ne kohe egzistencen, fillojme te humbasim potencialin e te qenurit unikal (nje). Fillojme te jemi nje sekond informacion, dy, tre ... e keshtu me radhe, pa fund te fundshem. Sa komplet ndihesh para se te masesh vleren e kohes, madhesise, sasise, te c'do gjeje kombinuar me kohen, aq i mangut fillone te ndihesh me matjen e tyre.
Ndjesia e humbjes se kohes, kur funksionon biologjikisht-intelektualisht eshte pa kufij perjetim i koncentruar, eshte esenca, qe kur futet ne kohe-vlere e matur, eshte e stampuar ne c'do njesi te saj.
Pra, moment eshte e tere jeta, ose momenti i pare qe mbane mend dikush nga egzistenca, eshte i tille si ai qe s'mban mend. Nje femij ne syrin e nji te madhi jetone shume me teper se eshte femija ne gjendje te dij. Po keshtu eshte edhe brenda jetes se individit: shume jemi, dhe pake shohim. Por c'ti beshe metodes qe thote: "Ne jemi per sa dijme" ose "jemi per sa perjetojme" Dhe ne te njejten kohe (sekond) qe kemi nje mendim, ne jemi mbartes te qenjes sone, qe eshte pafundesi qe egziston, dhe jo nje, dy, tre, apo sa te duash gjera (mendime).
Njeriu eshte krijesa me e afte te kthej realitetin (hapsire) ne nje perceptim metaforik. Pra hapsira(ajri) i kthyer ne kohe, krijone nje kafaz imagjinar ku njeriu fut veten metaforikisht. E gjith kjo sepse t'i referohesh vetes sikur je qenja fizike kondicionon edhe perceptimin, e gjen te jete fizik gjith-andej. Proneson veten, mendimet, ajrin, egzistencen. Duket sikur i ngre vetes me shume devotshmeri kurth, me fundin e vdekshem.

"Zero dhe Hero"

Monday, May 5, 2008

Mendimi krijon tash sa mot

Larg shkon, bashke me ty,
dhe s'di ne se atje,
large,
jane te dy
...
E mira thone...
eshte te jene bashke...
se ka harmoni dhe zhvillim.
Thua se eshte nje fidan,
me kujdes rritet e zhvillohet mire.
Ato sikur rriten ne proporcion te zhdrejt;
njera, nga pothuajse hic-behet e rritet per vdekje,
dhe tjetra lind si dicka-plot e vazhdon te jetoj e rritet gjitheandej e kurdohere.
Ne se dicka vjene te deshmoje rrugen e vdekshmerinse,
se nga lind,
si rritet,
e ku shkone?

Ai qe udheton s'eshte gjithnji me ate qe jetone,
por ai qe jetone eshte gjithnji me ate qe udhetone.
Ai qe udheton veten shikone,
dhe kur eshte vetem, shoke krijone.
Mos eshte c'do gje tjeter vetem mjet per ate qe udheton?

Pula beri vezen,
apo veza pulen?


Eshte e njejta veze qe pula e pare beri
si kjo e fundit sot?
Se pula s'ndryshon nga pazari
Vezen leshon si qepari

Njeriu beri mendimin,
Apo mendimi njeriun?

Eshte i njejti mendim qe njeriu i pare beri
si ky i fundit sot?
Se njeriu s'ndryshone nga i pari
Mendimi krijon tash sa mot

Sunday, May 4, 2008

Tek mesi yt vjen

Ne mesin e trupit tend
Te mbushur me drit-hije
Vendosur me dhimbje
Dhimbje dshurie
Ne mendim prites
Ku vetem
Drita vjene dyshe
Erresiren peshon
...
Fillim i dhembur
Fillim i mendimit
Duket te jete fundi
Fillim i mbarimit
...
Large
Afer
Aty
Ketu
Une
Ti
Ne
Ngulur
Me ngulm
Ne pritje
Jemi prane
Mendimi me ka, dhe e kam
Mendimi,
Jeta brenda meje
Si diell i mbremjes bje
Nata fsheh nje diell
Per te zbuluar te shumetit diej qe ke.
...
Sa larg syri sheh
Ku mendimi kaleron
I pa ftuar me kuptim
Kuptim qe s'mjafton
...
Aty tek mesi linda
Dua te shikoj
Dua te te rritem
Dua te filloj
...
Jam ketu me ty
Mes teje jetoj
Hera-heres njeri-tjetrin shpetojme
...
Aty tek ai mes
Ku jeta ngre fole
Jemi te dy
Vizitor i rralle
Tek mesi yt vjene

Saturday, May 3, 2008

Padija (mosdija)

Padija,
E kudondodhur, ne lartesine e te gjithe llojet e dijeve, mbulon,por, transparente, si ajri njohjen. Njohja si nje rrenje peme e mocme, kerkon lengun e dijes parreshtur me krifen e saj mbush me rrenje nentok, per te lulezuar mbi toke se c'far eshte duke kerkuar nendhe rrenja e harlisur ne dhera te gjithefarllojshem.
Ne te njejten toke rrenje te llojeve te ndryshme, ngrne kurora te llojeve te ndryshme, rrethohen nga mosnjohje te ndryshme.
Njohja ka neper hapsiren e saj pjeseza te mos njohjes, ashtu si mosnjohja ka pjese njohjesh mes saj.
Njeriu, si nje nga llojet e gjallesave qe njohjen e perdor si referim te suksesit, bene qe t'i neneshtrohet fenomenit qe: Sa me teper rritet perimetri i njohjes, po aq rritet siperfaqja e mosnjohjes, e cila rrethon njohjen.
Pra vjene natyrshem, te referohem se: Njeriu nga brenda (njoja) vazhdimisht zbulon mosnjohjen (jashte) (Teoria e zbulimit te vezes nga brenda)
Por vezen sic e dime, e zbulojme nga jashte (levoren e saj). Ketu do te sygjeroja se ne mund te referohemi fillimit (padije-mosnjohje) dhe zbulojme njohje (nga jashte brenda) si bejme edhe me vezen (zbulojme levoren e saj nga jashte) Kontradikta eshte se mosnjohjes i atribohet levizja per njohje.
Sokrati* si konkluzion te dijes se tij tha: "Une di vetem nje gje, ate, qe s'di" Tingellon e ilustruar sikur, mosdija e perbere me dije, bene nje udhetim te perjetshem ne mosdijen e saj, permes rrugeve te dijes, ngarkuar me mosdije. Ose, dija udheton e ngarkuar me mosdijen, neper rruget e saj derdh ngarkesen e mosdijes, per t'a bere te banueshme ate (mosdije).

Friday, May 2, 2008

Uria e dijes

Per ushqim uria s'eshte si e dijes


Per urin e djeshme,
mund te flas me mire sot,
dhe per urin e sotme,
i pasuri me vijne ne mend
E ardhmja, eshte ne te shkuararen, sot.
...
nqs dikush mund te shoh, fantazoj, krijoj, eshte ai qe ka provuar urine e dijes. Uria e dijes eshte drit e shqisave ne lartesin e diellit, ne thellesin e ajrit, dhe ne gjeresin e ndjenjave, e cila eshte banesa e mendimi.