Wednesday, May 14, 2008

Atje ku fillon misteri

...faleminderit!
Pergjigjet: Mire se erdhe! Urdhero, ketej... nje bilet e vogel, dikush
ne dore te le dhe, ne gjuhe mikepritese, te drejton... Andej duhet te hecje, nga po i njejti krah me ate te nderteses me drite te shkelur. Edhe valixhja rendonte ne po ate krah... rendes e leshuar ne rrotat e saj, dhe ashtu bashke, paketuar, avitesh si post exsspres. Ku ndricimi i ambjentit ndahet ne mes me kete mur dyeresh te hapura. Vjen perball dyeresh. Aty ku drita e fort prej nga vije hynte jo me vrrull ne dyer te hapura per ne nje ambjent tjeter te madh. Ardhur nga nji ambjent teper i ndrichuar, edhe pse s'e di ku po shkon, je si ne duar te sigurta endrre, me dimension te panjohur. Kaloje nen ke do port te hapur, dhe hyje ne sallen e madhe, me ndricim force humbur. Hapsira; mbushej nga njera ane me njerez te ulur, nga ana tjeter, me dritareza sporteli, si ato te biletarive. Ngadalson hapat, bashke me valixhen i afrohesh nje vendi bosh per tu ulur, kur nje vajze e re te thote: Dikush tjeter e ka te rezervuar kete vend. Por s'ka gje-thote me nji fryme ajo, dhe liron vendin e vet. Ulesh ne vendin e saj, varur lart shikimit me ate te vajzes... Faleminderit! Degjoj veten te them. Buzeqeshja e saj ish pergjigjia e momentit. Po ajo buzqeshje si lidhese fjalish shoqeroi ndarjen e syve.

Udhetimi i gjate, mbledhur brenda meje ne aeroport, po mbaronte per te dal. Ndjenj pa sigurie. Po transportoja ngarkes. Ambjenti plot me njerez dhe pak ndricim, dukej sikur krijonte kushte per rezervim te mire te ngarkesave. Njerzit per rreth ulur, pa folur, ose me ze te heshtur, i thonin dhe i linin gjerat prap brenda tyre. Nje tabel elektronike varej perball njerezve te ulur, qe tregonte numurin e biletes se radhes me ngjyre te kuqe. Numrin e biletes, furur ne radhe, mbaja ne dore. Leviznin numurat, dhe conin me radhe, nje e nga nje c'do bilet-mbajtes ne sportel. Dorzimi i biletes ish si buza e nje pjese se ngarkeses te ngjarjes se udhetimit te tyre. Ndersa shihja se kur mund te vinte radha e numrit tim, mendja me shkon te porosia qe mora para udhetimit: "Mos i thuaj se ke qene ne X shtet te Evropes!" po, se; "Je refugjat politik" Ky person qe mi keshilloj keto fjale, tani ndodhej diku afer, ne te njejtin qytet qe kisha mbrritur. Mosnjohja se cdo te ndodhete tashme ish magnetizuar ne sportel. Atje ku fillon misteri...

No comments:

Post a Comment