Kush ben mendimin te vleresoj, krahasoj permes llojeve?
Pse mendoj se vet mendimi diskriminues, vete-diskriminohet.
Nje mendim, si c'do mendim lind, jeton, eshte dhe vdes. Une kame nje trup. trupi im ka gjymtyret, trungun, dhe koken. keto si pjese te trupit, jane te ngarkuara me numer shume te madhe pjesesh, dhe pjeset me po aq shume pjese, deri sa shkojme tek bota e pa dukshme. Edhe kjo bote eshte e ndare ne pjese; qelize, atom, proton, foton, dhe d.a.n. Analog, shume i madhe eshte edhe funksioni i te gjitha sa permenda me siper. Te gjitha se bashku vijne e dalin me matesin mendim.
Ne jemi para se te mendojme, por fillojme te jemi per c'mendojme. Kur mendimi fillone, ai eshte edhe te qenurit. Te menduarit eshte njesi mates abstrakte, gjithesesi kufi-beres. Une mendoj pa egzistoj. Por, une egzistoje edhe para mendimit. Te pranosh qe egziston edhe para mendimit, do te thot qe realiteti mund te egzistoje edhe para mendimit, edhe pa mendimin. Pyetja se c'fare realiteti egzistone para mendimit, mund te marr pergjigje vetem brenda te qenurit, ashtu si eshte, para mendimit.
shembull:
Sa informacion ka dikush ne te dhjeten e sekondit? Shume, eshte pergjigja. Po para atij sekondi?
Eshte thjesht informacioni (i teri, gjithesia). Kur fillojme te proporcionojme ne kohe egzistencen, fillojme te humbasim potencialin e te qenurit unikal (nje). Fillojme te jemi nje sekond informacion, dy, tre ... e keshtu me radhe, pa fund te fundshem. Sa komplet ndihesh para se te masesh vleren e kohes, madhesise, sasise, te c'do gjeje kombinuar me kohen, aq i mangut fillone te ndihesh me matjen e tyre.
Ndjesia e humbjes se kohes, kur funksionon biologjikisht-intelektualisht eshte pa kufij perjetim i koncentruar, eshte esenca, qe kur futet ne kohe-vlere e matur, eshte e stampuar ne c'do njesi te saj.
Pra, moment eshte e tere jeta, ose momenti i pare qe mbane mend dikush nga egzistenca, eshte i tille si ai qe s'mban mend. Nje femij ne syrin e nji te madhi jetone shume me teper se eshte femija ne gjendje te dij. Po keshtu eshte edhe brenda jetes se individit: shume jemi, dhe pake shohim. Por c'ti beshe metodes qe thote: "Ne jemi per sa dijme" ose "jemi per sa perjetojme" Dhe ne te njejten kohe (sekond) qe kemi nje mendim, ne jemi mbartes te qenjes sone, qe eshte pafundesi qe egziston, dhe jo nje, dy, tre, apo sa te duash gjera (mendime).
Njeriu eshte krijesa me e afte te kthej realitetin (hapsire) ne nje perceptim metaforik. Pra hapsira(ajri) i kthyer ne kohe, krijone nje kafaz imagjinar ku njeriu fut veten metaforikisht. E gjith kjo sepse t'i referohesh vetes sikur je qenja fizike kondicionon edhe perceptimin, e gjen te jete fizik gjith-andej. Proneson veten, mendimet, ajrin, egzistencen. Duket sikur i ngre vetes me shume devotshmeri kurth, me fundin e vdekshem.
"Zero dhe Hero"
No comments:
Post a Comment