Padija,
E kudondodhur, ne lartesine e te gjithe llojet e dijeve, mbulon,por, transparente, si ajri njohjen. Njohja si nje rrenje peme e mocme, kerkon lengun e dijes parreshtur me krifen e saj mbush me rrenje nentok, per te lulezuar mbi toke se c'far eshte duke kerkuar nendhe rrenja e harlisur ne dhera te gjithefarllojshem.
Ne te njejten toke rrenje te llojeve te ndryshme, ngrne kurora te llojeve te ndryshme, rrethohen nga mosnjohje te ndryshme.
Njohja ka neper hapsiren e saj pjeseza te mos njohjes, ashtu si mosnjohja ka pjese njohjesh mes saj.
Njeriu, si nje nga llojet e gjallesave qe njohjen e perdor si referim te suksesit, bene qe t'i neneshtrohet fenomenit qe: Sa me teper rritet perimetri i njohjes, po aq rritet siperfaqja e mosnjohjes, e cila rrethon njohjen.
Pra vjene natyrshem, te referohem se: Njeriu nga brenda (njoja) vazhdimisht zbulon mosnjohjen (jashte) (Teoria e zbulimit te vezes nga brenda)
Por vezen sic e dime, e zbulojme nga jashte (levoren e saj). Ketu do te sygjeroja se ne mund te referohemi fillimit (padije-mosnjohje) dhe zbulojme njohje (nga jashte brenda) si bejme edhe me vezen (zbulojme levoren e saj nga jashte) Kontradikta eshte se mosnjohjes i atribohet levizja per njohje.
Sokrati* si konkluzion te dijes se tij tha: "Une di vetem nje gje, ate, qe s'di" Tingellon e ilustruar sikur, mosdija e perbere me dije, bene nje udhetim te perjetshem ne mosdijen e saj, permes rrugeve te dijes, ngarkuar me mosdije. Ose, dija udheton e ngarkuar me mosdijen, neper rruget e saj derdh ngarkesen e mosdijes, per t'a bere te banueshme ate (mosdije).
No comments:
Post a Comment