Saturday, March 1, 2008

E bardha si fillim apo e zeza, ne mos te dyja!

Ke nje mendim, e vetmja gje ne te eshte; s'eshte gje. Eshte kjo e bardha? Apo e zeza? Apo te dyja?
E sigurt eshte qe eshte fillim me ate pak gjurme kerkimi, te as'gje ne te, e bredh ne fjalet te gjej nese e bardhe, e zeze, apo te dyja do me pergjigjen ne fund.

Mund te punosh per krijimin e te bardhes, mbushur aq me te bardhe ate gje, qe te zhduk c'do nuance te ngjyrave te tjera, pra boshatis nga gjyrat ngjyren e bardhe, dhe i ve nje emer Fillim.

A eshte e bardhe e bardha?
Eshte e bardhe e bardha, por s'eshte nje lloje e bardhe e bardha. Ajo eshte nje numer qe s'me intereson, se sa eshte numri i te bardhave, por di qe jane shume nen te njejtin emer i/e bardh. E bardha pa ngjyre ka shume te bardha, qe tregone se jane me ngjyre por te bardha te ndryshme, kerkon te bardhen e te bardhave dhe te nxin jeten per t'a gjetur, se ajo s'eshte e bardhe ne se s'ndalon dikush e te thoje; po, eshte e bardhe. Pra duhet te ndaloje dikush per te thene; po! E bardhe, pamvaresisht se ajo mund te jete nje hije e saj, nga te lehtat hije por gjithsesi ngjyre, tone i se bardhes. Me pak fare dyshim largohem nga e bardha qe gjeta per te diskutuar per te zezen.

A eshte e zeza e zeze?
Po aq mund kerkon edhe e zeza te gjendet si e zeze. Krijon nje ngjyre te zeze dhe ajo s'eshte e zeze mjaftueshem me nje tjeter te zeze vene perbri, apo ku do ti te zezen te kerkosh, nje lloj drite do e kete ne te, qe te behet nje hije e saj. Jo vetem si ngjyre por edhe si lende e zeza e krijon nje hije/nenton. Gjithnji me durim qe ka fund, deri ne momentin qe dikush thote; ndal! Mjafte e zeze eshte se ma nxiu edhe kjo jeten, duke toleruar ate pak hije-drite ne te, per ti lene vend diskututimit per nje variant; ne se jane te dyja bashke.

A jane te dyja bashke?
Jane te dyja bashke, por njera absolutisht perjashton tjetren, ashtu si dhe tjetra absolutisht perjashton njeren. Duke perjashtuar njera tjetren ato afirmojne dicka qe eshte ne to, por qe duan te pastrohen nga ajo per te qene ajo qe duan te quhen, Bardhe, Zeze, duke bere per ne te dukshem fenomenin qe gjerat nuk ndahen absolutisht sepse ato jane te dyja bashke. Duket sikur kane hyre ne njera tjetren te vertetojne mevetesine e tyre. Ato jane ndryshe por ne te teren, fakt qe bashkon dhe jo ndane njeren nga tjetra deri ne piken e pa dukshme, duke i lene ato te perjetojne plotesishte individualitetin e tyre te llojit (ngjyre) Bardhe, Zeze.

6 comments:

Vemendje said...

S'ka te bardhe dhe te zeze te kulluar.
Por ka gri, dhe kjo ne intensitet te ndryshem ne te dy polet e skajshem te bardhes dhe te zezes.

Fillimi; a eshte nje bosh pa ngjyre, apo nje plot pa ngjyre, apo nje plot me ngjyre?
Une s'po mendoj. S'eshte ky nje mendim?
O sa pak te zeze ka e bardha e kulluar, po aq pak te bardhe ka dhe e zeza e kulluar.
Po grija si mund te perkufizohet!
Grija duket sikur s'ka te bardhe dhe te zeze, por ajo eshte te dyja me shumice (sasi te barabarte te bardhe dhe te zeze).

Tani fillova te mendoj:
Eshte kjo gjith c'ka, apo as gje?
kjo s'eshte gjithcka, por kjo s'munde te jete as icgje.
Eshte e bardhe, si fillim, ose e zeze si fillim, apo eshte ne mes te te dyjave, kete s'mund t'a them.
Por c'do gje qe te them, do jete njera nga ato; e bardhe, e zeze, apo gri.

Vemendje said...

Objekti ne mbarim
Ku hapsire fillon
Heshtur lidhe ne mua
Puhize tingellon
Ndehur lehte mbi ajer
Pa dukur na tregon
Thua se eshte shikimi
Tek une vjen peshon
Lagesht, e but si uji
Tasele po krijon
Thua se eshte lendine
ku fryma fillone
Kerkon ne mes te malit
Sekretin ku banon
Ngjarjes qe bashkon
Mbarimin ku fillon

Vemendje said...

Dhimbja

Fluturimthi shpend
Ne dhimbje peshon
Peshkeruar dhimbja
Notuar levron
Arome, lule, jete ngjyrash
Kudo gjendet Dhimbje
Pse eshte?
S'bene pjese ti ne te?

Univers dhimbjesh
Ubivers takon
Lengimi vjene
Dhimbja afron
Kush e peshon?

Peshon zogun ne fluturim
Noton peshkun ujshem
Con lule ne varrim
Dashuri e fshehur ne takim
Ne njeren e tjetres
Nata zgjone Diten
Dita fle si nat
Tmerr!
Dhimbja mos eshte far?
Fshehur,
Shfaqur,
Dite,
Nate,
E gjate si koha
Thelle si hapsire
Ajrore udhesh plot trafik
Merimangash rrjetat lengezojne

Trafik Dhimbjesh
Rrugesh pa kohe
Trafik gjendur ku do
Vjen femijnor
Me femijen vjen
Trafik kujtese
Dhimbjet bashkon
Ne lindje,
Te udhes nga pertej
Shaluar kohen
Mendoj me vete dhimbjen
Dhe kudo... s'e gjej...
Ajo ka trafik
Udhetarin do e gjej.

Anonymous said...

Larg...larg...
Afer,
Brenda m'ke
Ngrohtin tend ndjej
Ne kupole pa re
Lengshem rrjedh jete
Pulsi qe godet
Atje ku fillon qielli
Mure marrin frym
Eshte ky banori
Qytetin po shetit

Anonymous said...

Vendi me i vizituar i botes.

Sa kujtesa lejone,
Kujtoj vizitor
Mosha te ndryshme
Te medhenjet
Ne kujtesen feminore
Bashke me te vegjlit...
Nga te paret vizitor
Nje nene ulur
Femijen ne krah
Duke i thithur qumesht
Gjoksit ne krahun e majte
Harruar si ne ritual
Pa titull e autor.
Gavma shpendesh
Pulbardha bregdetare
Veshet degjojne.
Ata jane dy.
Nena pa kujtese
Ne mendjen e djalit
Djali me kujtese
Ne mendjen e nenes.
Nje diell i ngrohte
Si qumsht ne gji.
Thua te jete
I njejti djell dhe sot
Mbi te njejten cati shtepie,
Dyer e dritare,
Orendi, ornamente
Kujtesa dhe dija si njeh fare,
Popullojne gjallesat pa kufij.
Hyr e dal njerez me zera te heshtur Zhurma fjalesh
Era leviz ajrin.
Nen nje diell
Me i ri dukej ne fillimet e tij,
Tani,
Afer shikoj
C'rreh nen diell
Ndricuar
E kaluara vjeteruar.
Kujtoj bredharaken femijeri,
Humbur ne lojra pa fund.
Fjale te reja mesuar per dite,
Rendojne si ngopje keshillash
Mendje te reja feminore,
Banor i perjetshem
Nga femiria,
Sot.
Banes
Dyer, dritare,
Diell, muret te fort
Futur pa dukshem
Pa dukshem dal
Fryme behet,
Shikoj
Jete i jep ne kraharor
Here bore
Here shi
Here nga era
E veriu
Nga ku vjene dhe vet njeru
Aq here sa pika shiu
Brenda teje si banor.
Jete sjell c'do vizitor

vemendje25/03/08

Vemendje said...

"Duke i thithur qumesht
Gjoksit ne krahun e majt"
...
varint ndryshe;

Gjoksit ne te majt
I thithte qumesht.

ose;

Gjoksit ne te majt
Qumshtin i'a thithte femijrisht

...e shume te tjera qe kushdo gjene per ndryshim.

Post a Comment